Çaste poetike me poetin:-Llesh GJOKA

PROLOG
—————————
Të bekuarit
Si përherë të shkretët
Nën erën e temjanit.
Bëjnë amin, kur duhet
Fjalët i kanë të shpirtit.
Dëshirat dhe veprat të zotit.
Nga ana tjetër
Arena zien.
Djajtë kanë filluar lojën.
Kush do ta sundojë grigjën?
Në emër të zotit.
ll@gjoka
08.05.2024
/QendraPress/