Çaste poetike me poeten:-Kimete Osmani BEQIRI

Mikja ime POEZI

———————————-

Shkruaj me shumë vullnet

Rimat, më relaksojnë vërtetë

Ndihem me fat, për këtë dhunti

Bashkudhëtare e jetës, e imja Poezi.

Falënderuese, mirënjohëse përzemërsisht

Zotit dhe njerëzve, me respektin pafundësisht

Më pëlqen të shkruaj, në vazhdimësi

Për realitetin, imagjinatën, me k’naqësi.

Mikja ime POEZI, të quaj

Thellësisht n’zemër, çdo varg e ruaj

Shkruaj, lexoj, rilexoj, hyj në botën magjike

Jemi të pandara, e imja mike.

( K.O.B )

/QendraPress/