Çaste poetike me poeten;-Miradie  Zymberi AVDULLAHI

Meditim

——————

S’kalon ditë as natë veten

pa rënduar me mendime ato

sikur i merr era e i përpinë heshtja!

Sa ia vlen të luftosh,

rrjedhën jetës t’ia frenosh?!

 Këtë s’e arriti dot askush as faraon,

perandor, mbret, sundues…

në fund të gjithë dështimin pranuan

nga kjo botë e rrejshme –

pa hiq gjë u larguan!

E unë?

Oh, jam vetëm një krijesë,

 dikur përplot ëndrra e shpresë,

tani një gjeth i shkëputur i rënë në harresë!

 Ah, nuk më vie aspak lehtë

se ç’më mbyt dhe malli,

të përballem me realitetin

 apo të bëhem e vdekur për së gjalli?!

 Eeh!

çfarë mësova nga jeta,

porosinë e të parëve tanë,

që kurrë s’u nënshtruan,

 sa e sa stuhive iu përballuan…

Bashkë me tė dashurit..

.miqtë gjer në fund do të luftoj,

popullit tim të lashtë,

me vargje me shpirt e zemër t’i këndoj.

/QendraPress/