Fryma poetike e se mërkurës me poeten;-Linda SHAQIRI

Mos hesht

—————————–

Kur ti hesht,

flet padrejtësia.

Kur sheh dhe s’flet,

bëhesh pjesë.

E vërteta s’ka nevojë për zhurmë,

veç për një zë që s’tradhëton!

&  &  &

Mbi të gjitha ruaje zemrën

——————————–

Sepse prej saj varet ardhmëria

Rri sa më larg gojëkëqijve

Kujdes cilës rrugë do të ecësh

Synimi i cakut le të jetë e drejta!

/QendraPress/