Fryma poetike e se mërkurës me poeten;-Marigona ZEKAJ

Në trazirat e jetës
————————–
Se ecëm zvarrë gurëve
Dhe sollëm frymë lirie,
E liria na e ngulfati çdo ditë
Sa protesta brenda vetes
I përcaktuam për të marrë
Të drejta – e sot e drejta po na mbyt.
Sa fryma është harxhuar
Për barrierat e rrugëve,
Të ecim të lirë zvarre kemi kërkuar
E rruga sot na është bërë vrasje,
E liria konop në fyt,
Dhe e drejta në ardhje
ta rrëmben kryet!
/QendraPress/