Çaste poetike me poetin;Hatip HULAJ

DASHURIA DHE
KRENARIA
————————–
Dashuria
të ëmbëlson
të urtëson
të zbukuron
të lumturon
të bën që të fluturon.
Krenaria
të izolon,
nga realiteti
të largon,
e humb atë
që më së shumti e don.
Për shkak të krenarisë
mos e shuaj flakën e dashurisë !
Për dashurinë
humbe krenarinë !
/QendraPress/