Çaste poetike me poeten;Alma MEHMETI

(Fenomeneve të natyrës)
Kjo tokë që dyert e ferrit hap.
Kjo kohë e marrë, qytetin zhveshur,
Nga gjethet e vjeshtës verdhacake,
Tapet rrugëve të ngushta ngjeshur,
Nga pemët e vjetra dhe ato shkurtake.
Ky qytet i shkretëtuar, rrugëve veç kafshë,
Njerëzinë mbyllur në kafaz hermetik,
Tmerri ka mposhtur me të sajin afsh,
Pa menduar për botën e vogël asnjë çik.
Ky det që shtrihet hapësirës tokë,
Si gjarpër gëlltit çfarë s’është e tij,
Sikur me djallin është bërë shokë,
Rehat, komod mysafir na rri.
Ky mal që vjell zemërim të zjarrtë,
E djeg pemët shumë vjeçare,
Të kuq kthen qiellin diamantë,
Ta vjedh shtëpinë pa pyetur fare.
Kjo tokë që dyert e ferrit hap,
Rrëmben gjithçka me dëshirë të saj,
Tërrbimin e njerëzimit bëri zap,
Për shpirtrat që vodhi su ndije në faj.
I kujt është faji që vuajmë kështu,
Zoti apo fati na ka zënë me dru???
/QendraPress/