Çaste poetike me poeten:-Bjondina AGOLLI

Mall ne shpirt!

——————————-

Ti s’je më këtu, por ende të ndjej,

si hije që endet nëpër shpirtin tim,

çdo gjë më flet për ty, edhe heshtja,

edhe muret, edhe zëri im.

Çfarë mbeti pas? Një vend bosh

një filxhan i vetmuar mbi tavolinë,

një telefon që s’tingëllon më kurrë,

dhe një zemër që nuk di të harrojë.

Më mbanin gjallë sytë e tu dikur,

tani më mbajnë kujtimet që djegin,

çdo natë të kërkoj në një ëndërr të vjetër,

dhe zgjohem me duart e mia bosh.

Njerëzit më thonë “do kalojë, do shërohesh”,

por si shërohet një zemër që ka vdekur?

Si t’i flas ditës, kur shpirti më rri natë?

Si të ec pa ty, kur jeta ka ngecur

/QendraPress/