Çaste poetike me poeten:-Brixhilda DEDE

UVERTURË DASHURIE
——————————————-
Ti e pikturuara e zotit, lindur nga
puthja e diellit me detin.
Je më e veçanta hyjni!
E ndjeshme, e thellë, rebele, romantike,
çmenduri deri në hapësirë supreme.
Dritë që të ngjit në qiej!
Lumturia, duhet të kishte emrin tënd!
Diçka më e fortë se dashuria je që të
deh e ndihet deri gjak!
Hëna pa ty s’ rrezaton,
Pa praninë tënde yjet nuk ngrihen.
Kumbim engjëllor që të pushton shpirtin.
Mendim i pakufizuar!
Zbrite prej qielli, të zbukurosh tokën!
Ikonë e dritësuar!
/QendraPress/