Çaste poetike me poeten:-Irena HOXHA

RUTINA E JETËS
————————
Sa larg ishte e djeshmja,
thuajse nuk ekzistonte,
dhe si një pikë ujë, ajo avullonte!
Në rutinën e jetës koha na rrëmben,
dhe në çelsin e njohurive, si dritë na shërben!
TRADHËTIA
————————
Vrgonjtë e shpirtit tërhiqeshin zvarrë,
si Krishti mbi supe mëkatet kishte marrë,
dhe gjaku gjarpëronte në gjurmët e jetës,
dhe heshtja gumëzhinte gjoksit,
si në koshere bletësh!
Vështrime të mekura si në verbim,
reagimi gjëmonte mbi tradhëtinë!
/QendraPress/