Çaste poetike me poeten:-Florinda PLAKIQI

Vetmia

—————————

Vetmia është koncerti i shekullit

në sallën boshe,

dollia e ëndrrës së madhe..

gotë me pluhur diku në qoshe.

Reflektimi yt i menduar

tash e kush e di se kur,

bastuni i njeriut t’padrejtë

dhe ti që lanë me asht e lëkurë.

Vetmia është guximi,

dhimbja jote si fëmijë dëshiri,

t’mos dëgjojë i lig as i miri,

veç një ofshamë “Nënë!”

që e nxjerrë nga shpirti.

/QendraPress/