Çaste poetike me poeten:-Liljana NDONI

QËNDRO ME MUA..

———————————–

Të kërkoj ,qëndro tek unë më afër, si era e padukshme por që i jep jetë qirinjve,

Më puth shikimin ,që ti të jesh brenda meje kur ndodhesh atje jashtë,

Ashtu siç është drita duke vepruar si qendër e palëvizshme mes flakëve,

Nuk lëkundet kurrë ,në trupin i ndezur që vetëm dridhet e jep dritë.

Qëndro si është ylli,i pranishëm i sigurt,pa zë por që shkëlqen me rrahje,

Ashtu siç je e zemër të hapur,i qetë si liqen ,i thjesht,të gjitha mi përmblodhe,

Ti ,je unë ,në zemrën që rreh ,çfarëdo që të ndodhë të shoh,në mëndje,

Je shpirt i shpirtit tim dhe rrahjet e zemrës për ty asnjëherë nuk mi lodhe.

Sekretin thellë në skeletin e qenies sime,vetëm toka do ta shohë,

Por që në jetë ,është ai që mbështet qenien prej mishi dhe ëndrre,

Të gëzimit dhe dhimbjes në mënyrë që këta sy të shohin në kohë,

Mungesa përkohshme,le të mos jetë harresë lapidarit në varre,

Qëndro me mua ,edhe kur bota më bëhet e zhurmshme ,

Dhe unë ,nuk mund ta dëgjoj më zemrën tënde në të timen,

Prek shpirtin tim pa duar,edhe se nuk të kam qëndro i,e pranishme,

Ndonjëherë mjafton pak për të shpëtuar atë çka ka mbetur e vetme..

/QendraPress/