Fryma poetike e së dielës me poetin;-Rexhep F. MORINA

KRISMAT USHTUAN

(Kushtuar luftëtarit gueril Lum Haxhiut me shokë*)

—————————–

Ishte një luftëtar i orëve të para,

Që nuk priste kurrë t’i vinte radha.

Për të hyrë në front,e vijë të zjarrit,

Me guxim t’i dilte përpara hasmit.

Të hynte në luftë kundër armikut,

Vetëm ia mësynte si zogu i petritit.

Herë si shqiponjë apo shkabë mali,

I godiste çetnikët, për krimet si fali.

Ish një djalë trim e sy pa trembur,

Aksionet guerile, atij i dhanë emër.

Veç plumba kish për armiq barbar,

Që vranë civilët,e dogjën me zjarr.

Bashkë me dy shokë zemër dëlirë,

E hartojnë një plan shumë të mirë.

Pusinë e zënë që herët pa u gdhirë,

Aty i lënë serbet në tokë të shtrirë.

Guerilët pushkës ia luajtën çarkun,

Dolën faqebardhë, e morën hakun.

Për tërë të vrarët, vëllezër e motra,

Krismat ushtuan në fusha e kodra.

/QendraPress/