Fryma poetike e së dielës me poeten;-;Mirushe H. MUSA

Pse bilbil s’më flet ?

————————————–

Në degë të blertë mëngjeseve të shoh,

të njoh fytyrën, dhe zërin tënd e njoh,

Or bilbili, miku im i vjetër,

Pse nuk më fletë, këngë pse nuk këndo?.

Dikur moti kur këndojë në vendin tim,

I mbushje fushat hare , e malet me gëzim,

sot heshtja jote si mjegull më mbulon,

ç’dhimbje vallë në kraharor më shtrëngon?

A mos era ti trembi këngët me furtunë ,

apo zogjtë s’degjojnë këngën tënde dot,

më thuaj bilbil, pse nuk këndon sot?

a mos vallë je lodhur në shtegtim si unë ,

O bilbil i bukur , unë heshtjen ta kuptoj,

ndoshta fjala s’mjafton për çdo ndjesi,

por kur të jesh gati, këndo prapë për mua,

se pa zërin tënd, as unë s’kam poezi.

/QendraPress/