Fryma poetike e së dielës me poeten;-Nexha REÇICA

TË FSHEHTAT E SHIUT
————————————
Sonte shiu troket në dritare
drejt thurjes si dorë e zgjatur
së mija dëshirash.
Ëndrrën e tij e lexoj
shpirt endacak që fluturon
në mes furtunash rrugëton.
Ç’ke mor shi,
që endesh mes ëndërrash
drithërueshëm pikë e loton.
Paradoks me vrap vie nga qielli
zgjatur reve të ndara
Pse kaq fshehtas dashuron?
/QendraPress/