Fryma poetike e së dielës me poeten;-Rreze ARTA

Nè kërkim tè vetes!

—————————-

Ajo, kishte kaos nè mendimet e saj;

tè qëndronte, apo t’ja mbathte!

Vendosi tè largohej,

dëshirat nè harresè i la!

Si shenjè rikthimi, këpucët hoqi,

nè kërkim tè vetes përhumbur,

këmbëzbathur, fatin ndoqi,

provoi,nëse rastësia ekziston!

Po zhdukem nga ky vend i trishtè,

një tjetër botè kërkoj, vetminë,

sado i mjerè qoftè,me unin jam,

qetësinë , lirinë do tè shijoj!

Përsëri do tè kthehem,

me mendje kthjelltè,do tè vijoj,

me hap tè lehtè do tè eci,

mure tè lartè do tè sfidoj!

/QendraPress/