Çaste poetike me poeten;-Anila TOTO

Një grua u kthye në një engjëll
————————————-
Një grua sot në qytet
u kthye nga njeri në një engjëll.
Shpirti i lirë u ngjit lart në qiell
la në tokë trupin dhe nënën.
Një grua sot u kthye në një shpend
e la pas gjithë njerëzimin.
Dashuritë i la në këtë jetë
edhe familjen, edhe gëzimin.
Një grua sot fare e vetme
u ngjit si një engjëll diku lart.
Në tokë u mbajt një minutë heshtje,
pas tre ditësh do të ringjallet prapë…
/QendraPress/