Çaste poetike me poeten;- Dorina AVDURRAMANI

AS MBRËMË….

————————————

As mbrëmë nuk erdhe të prita më kot,

si kujtim më le veç çarçafin e bardhë,

unë pa buzëqeshjen tënde s’mundem të fle dot.

për aromën tënde sa shumë malli me kishte marrë.

Mbrëmë nuk me nise asnje mesazh të vetëm,

të zgjohesha të paktën me të madhen dëshirë,

por as unë, as ti nuk ditëm ku mbetëm,

ndoshta për ne të dy kështu ishte më mirë.

Në këtë natë të gjatë do marrë një gotë verë,

me nostalgji do kujtoj gjithçka kam kaluar,

ndoshta do kthehesh t’më shohësh për t’fundit herë,

sepse thellë në zemër emrin tënd kam shkruar.

/QendraPress/