Çaste poetike me poeten;-Shyrete DEMAJ

Lem
————–
Synit tand i ndez djell dashnie
Zan’ që t’shiton andrrave.
S’guxoj me t’pa,
veç zanin me t’a ni
nji rr’fe ma prek zemrën
e m’shkrumon.
Lem’ t’bahem za lahute e të tinglloj
veshit tand amël!
Lem’ t’flijohna për ty n’çmendi andrrash!
Lem’ t’bahem ag’ i bekuem
me t’zbardh ftyrën tande t’bukur!
Lem’ andej kah del shpirti t’them
me frymë, pa za,
Lem’ t’kundroj kët bukuri ‘ndasht
Lem’ t’vdes tuj t’dasht…
/QendraPress/