Çaste poetike me poeten;-Barie ÇUPI

Denglave të tua …

—————————-

Në një ekstazë imagjinare,

digjet dielli nën vete,

e na sjell pakëz zjarr,

pakëz hije duam si perde,

…kockash kur shkrihet një mall.

fjala u tjetërsua,

si fjalor i huaj,iu step errësirës,

në gjurmë të lëna përjetësisht,

e ngurtë shtyhet,

…për të ecur lirisht.

në shtratin e artë të dritës,

e strehuar,

e kënduar,

e shkruar urtësisht,

nën blunë e qiellit,

…prekemi bashkë butësisht.

në k’të botë të paepur,

lajmëtarë të vdekur,

as afër,as larg,

përsitur,lajthitur,

as ikur,as gjallë mbetur,

xhelozi e sëmurë,

egoistë,hileqarë,

…sa tjerë tërhiqen zvarrë.

mbrëmja vjen e ftohtë,

er’e cytjes mëkatare,si qafore për fyti,

në prehrin e natës dremisin shpirtra periferikë,

veç fjala,kënga dhe malli,

përulen e lypin,

…e agojnë pa frikë.

prapë si bark thesi fryrë,

denglave të tua o jetë,

ç’botë e shpërbërë,

…për të thënë një t’vërtetë.

/QendraPress/