Aksident trafiku me lëndime të rënda trupore Prizren,

Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal në Prizren, janë njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur më datë 31.05.2025 rreth orës 18:15 në rrugën “Besim Shala” në fshatin Grazhdanik, Prizren. Aksidenti ka ndodhur në mes të një veture dhe një motoçiklete. Si pasojë e këtij e aksidetit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar ngasësi i motoçiklets.ë Si pasojë e këtij e aksidetit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar ngasësi i motoçikletës dhe pasagjeri në veturë. Për shkak të natyrës së lëndimeve të rënda, ngasësi i motoçikletës është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Sipas deklaratës së mjekut kujdestar të emergjencës në Spitalin e Prizrenit, gjendja shëndetësore e tij është e rëndë. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit, në mënyrë që të shmangen aksidentet dhe të rritet siguria rrugore për të gjithë qytetarët,njofton togeri Shaqir Bytyçi/QendraPress/