Fryma poetike e së dielës me poetin;-Gëzim AJGERAJ

MJEGULLSHITËSIT
—————————-
Ish tërbuar ujku e kish zënë paniku
Ishte mbytë zhgënjimit e pengonte drita
Pyllit në errësirë, kohë të gjatë ish mësuar
Kishte trashë dhe qafën, se mbarë i kish shkuar
Kur ia prenë pyllin, mbeti mbi lëndinë
U tërbua kokëziu, çfarë të bënte – s’dinë!
Nga tërbimi i egër u bë si i marrë
Nga goja hidhte mjegulla, kundër dritës së bardhë
Herr çirrej nga dhëmbët e herë nga e pasmja
Kundërmonte pylli nga aromat e përdala
Dikush tha një ujk, diku ulërin
Nga mjegulla e fryma, pylli kundërmon
Ka dhe ujq të tjerë me dy këmbë mbi tokë
Nga mjegullat e tyre qyteti kundërmon
/QendraPress/