Çaste poetike me poetin;-Murtez ASLLANI

DITARI I JETËS

———————

Në ditarin tim

çdo ditë diçka shënova,

gëzime e pikëllime

gjithçka përjetova.

Kjo jetë është e tillë

dhe ka vuajtje plot,

ndodhin gjëra të ndryshme

që duhet qarë me lot.

Pak ditë të hareshme

në ditar shkrova,

por edhe hidhërimet

aty i shënova.

E shkurtër është jeta

fare pak mendojmë,

ta gëzojmë këtë botë

pak lumturi të shijojmë.

Secili njeri i mençur

diçka në ditar kujton,

por ditët e rinisë

askush s’i harron

Por edhe në pleqëri

në ditar kujtova,

shumë ngjarje trishtuese

në jetë përjetova.

Ndoshta kam gabuar

që mbajta ditar,

dhe këto ngjarje

askush s’i kishte parë.

Ky ditari im

lë të mbetet kujtim

për brezat e tjerë

që vijnë në vazhdim!

/QendraPress/