Promovohet libri’’Të kuptosh për të ndihmuar’’me autoren Albena SELIMI

Të hënën pasdite në mjediset e Librarisë ‘’Altera’’promovohet libri’’Të kuptosh për të ndihmuar’’me autoren edukatoren tashmë të dëshmuar Albena SELIMI. Autorja në parathënien sajë shkruan’’Të nxënit është një proces i ndërlikuar dhe unik për çdo fëmijë .Në këtë libër, do eksplorohen sfidat kryesor që hasin fëmijët gjatë procesit të të mësuarit,si dhe shkaqet dhe zgjidhjet e mundshme për t’i ndihmuar ata të arrijnë potencialin e tyre maksimal. Libri është shkruar për prindërit,mësuesit dhe profesionistët e edukimit, duke pasur synim përmirësimin e përvojës së të nxënit për të gjithë .Ishte ky udhëtim jo i lehtë për të realizuar synimin tim megjithatë përkushtimi maksimal,në çdo dhe në çdo hapësirë. Recensentja e librit Fatime Kalimashi, kishte ardhur nga Zvicra në këtë përurim,Ajo tha se libri është është me prioritet arrin qasje gjithëpërfshirëse që nuk përfshin vetëm aspektin akademik, por ajo balancon edhe ndikimi e prindërve dhe nxënësve. Prof, Ilam Berisha ,lidhur me librin’’Të kuptosh për të ndihmuar’’me autoren Albena Selimi,tha se ne jetën e përditshme fëmijët i krahasojmë me lulet ,Albena si edukatore e shkëlqyer na sjellë një libër ku metodologjia arsimore tregohet e avancuar dhe e kohës ,autorja synon te kuptoje faktorët dhe synimet tha i.

Drejtori i çerdhes Lulëzim Drini me këtë rast tha se ky libër është kontribut i çmuar për institucionin parashkollor, Ai ne emër të Institucionit falënderoi që Albena profesionalisht, që i bëri profesionit dhe është pasqyrë e ndjeshme e së ardhmes’’
Albena së fundi duke falënderuar gjithë të pranishmit tha’’Unë jam mirënjohëse që ndaj këtë pjesë të shpitit tim,
Kurse promovimi u pasura me modelimin brilante të Arta Begaj Thaçi dhe pikat muzikore të interpretuara nga Nira Fusha dhe këngëtarja e njohur Fatime Kalimashi.

Albena Selimi: – Ka lindur ne Prizren më 18.12.1996, ndërsa jeton në Lubizhdë të
Prizrenit. Shkollën fillore e kreu në Lubizhdë, të mesmen ate të Mjekësisë së Përgjithshme dhe fakultetin e studimeve themelore e kreu në Prizren në Fakultetin e Edukimit – dega e Edukimit Parafillor ne gjuhën shgipe.
Në vitin 2021 punësohet si edukatore në Institucionin e parë publik në
Prizren, që më vonë emërohet si Institucioni Parashkollor “Zambaku” Në
tetor të vitit 2022 emërohet si Koordinatore e Cilësisë dhe Koordinatore e Teknologjisë, në po të njëjtin Institucion, pozitat të cilat i mban edhe sot.
Në fushën arsimore ka marrë pjesë në shume trajnime, diskutime, tryeza dhe punëtori lidhur me organizimin e punës në institucionin ku punonte, dhe strategji te reja të mësimdhënies. Në fushën e mjekesisë ka marre pjesë ne konferenca, seminare, tryeza e diskutime lidhur me problemet dhe çrregullime te femijët né procesin e tẻ nxënit. Gjatë vitit 2023-2024 merr mirënjohje nga institucioni si edukatore e dalluar, ku njekohësisht dhe dizajnon logon e kopshtit. Po ashtu, në vitin 2023 ajo u përzgjodh si pjesë e ekipit komunal për Vlerësim të Brendshem në shkolla, gjë që ndikon ne rilicencimin e mësimdhënësve
/QendraPress/