Çaste poetike me poeten;-Armenida QYQJA

-PAS ZEMRËS TËNDE MBËSHTETUR-

——————————

Horizontit t’paanë, mblidhi mendimet e mia,

U lodhën, hiri i muzgut ra e mes qiellit i zu,

Drejt teje vrik nisen sa lind dita,

Drejt teje, papushim dhe në gjumë…

Me mijëra fjalë mbartur mbi shpinë,

Me orët, sekondat e ditëve pa ty ngjeshur,

E di fort mirë, shtegtarët e vegjël do heshtin,

Memecë, pas zemrës tënde mbështetur….

Hapi pra krahët, mblidhi zogjtë e tu,

Në tëndin ishull-zemre, jepi prehje,

S’kërkojnë ato, as bukë e as ujë,

Veç tënden puthje, në amshim, dehje…

/QendraPress/