Çaste poetike me poeten:-Rajmonda BRAHA

Meraku i nënës ..!
——————————-
Seç më rri menduar në qoshe të shtëpisë
Kë po pret moj nënë te dera e avllisë …?
Këto rrudhat tua flasin si legjenda ..
Duart e tua të vrara shpirtin seç ma djegën .
Ty të flet fytyra me nurin e hyjnisë ..
s’ kanë rëndësi rrudhat e thinjat
Janë shenjat e fisnikërisë ,
se nuk ka , zemër e shpirt plak .
Pse moj nënë fisnike me je në kaq merak …?!
Ah bre biri i nënës, kështu jemi ne …
Kur ishit te vegjël ju rritem me halle
me pak pasuri, po dashuri të madhe
Tani që u rritët morët arratinë
harruat ç’latë pas , harruat shtëpinë …
Te dera e avllisë kam dalë të shikoj rrugën …
mos po më vjen djali ndoshta edhe çupën …
Këtu jam ulur dhe shikoj nga larg
Për jetën e tyre nëna jam merak …
Se di si erdhi kështu kjo jetë ..
I rritë një tufë fëmijë e ju fal shumë dashuri
Ikën si dallëndyshe e u shpërndanë
I rrëmbeu jeta matanë
qëmoti” Kurbet i Zi ” i kanë pas thanë …
Unë lutem në perëndi
Zot ruaj fëmijët e mi …
/QendraPress/