Kryesia e Komunës së Prizrenit, vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame.

     Me rastin e festës së Kurban Bajramit, nënkryetari Kujtim Gashi, së bashku me kryesuesen e Kuvendit, Antigona Bytyqi, drejtorë dhe asambleistë të Komunës së Prizrenit, vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame, ku u pritën nga kryetari Valon ef. Ibrahimi, kryeimami Orhan ef. Bislimaj dhe bashkëpunëtorë të KBI-së. Gjatë vizitës, u përcollën urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë dhe më gjerë.