Fryma poetike e së dielës me poeten;- Natasha Petriti TUSHA

VALLJA GORARE!
—————————–
Vallja e bukur Gorare, është madhështore,
Ajo është trashgimëri e krenarisë te Gores,
E lindur ne këto male, si valle e bukur popullore,
Qëndron ne breza si një shqiponje e gjalle e historisë.
Kjo valle burrërore Gorare, ndrit si rreze dielli,
Vallja është e veçante, tregon historinë e indetitetit,
Zbardhin fustanellat e bardha si retë te qielli,
Kur rrotullohen ato hapen si gonxhja e trëndafilit.
Vallja Gorare nuk është vetëm kërcim folklorik,
Është një kërcim i krenarisë ne shpirtin e burrave,
Lëvizjet e valles, i ngjajnë një baleti klasik,
Vallja është e trashëguar ne historinë e brezave.
Vallja është një relikt e lashte, dhe qëndron krenare,
Kërcehet ne festa, ne skena nen dritën e hënës,
Është valle e Gores me tradite shqiptare,
Kërcehet bukur nga burrat, me dashurie e zemrës.
/QendraPress/