Çaste poetike me poetin:Sami MULAJ

PA ËNDRRA…!

——————

Për ëndërr

vdiqën të rentë,

betimin tirani

jua preu në gojë.

lule vazhdojmë

t’ju sjellim tek varret,

sa hipokritë jemi,

pa ëndrra fëmijët

i nisim në botë.

në këngë si fëmijët

i ruajmë ëndrrat,

lotët sytë tanë

mbulojnë,

kot i nxjerrim ato lot,

kurrsesi nuk na shfajësojnë.

ditën e ngrysim

me prehrin bosh,

ëndrrat as përrallat

nuk kemi kujt

t’ja tregojmë…!

me ëndrra gjumi

rriten fëmijtë,

në gjumë pa ëndrra

e pa fëmijë,

popujt vdesin,

sikur të mos ishin shkojnë..

TRE VARGËSH

——————————

Mendja është mbi sendet

vetëm në se sendet

kanë mend…

Kur dështon

mos u frikëso,

ke provuar…

Tek ngjitesh në Maje,

kujto cilët

je duke shkelur…

Kur nuk të pëlqen

kundërshtimi,

mos afro asnjë zgjidhje….

/QendraPress/