Hoti konfirmon takimin në Washington, thotë se temë diskutimi do të jetë ekonomia
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka konfirmuar takimin e 2 shtatorit me Serbinë në Washington, me ftesë të emisarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Ai ka konfirmuar se temë e diskutimit do të jetë ekonomia. “SHBA ka qenë gjithmonë vendimtare në procesin e shtetndërtimit të Kosovës. Më 2 shtator takohemi në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar me palën serbe, si dy vende të pavarura, për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektiven ekonomike të Kosovës dhe rajonit. Kosova është e bekuar me miqtë që ka”, ka shkruar ai në Facebook