BAJGORA: QENDRA EMERGJENTE ËSHTË STËRNGARKUAR, PO PRANOJMË 200-230 RASTE NË DITË

0

Mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente në QKUK, Avdush Bajgora, ka deklaruar se kjo qendër është e stërngarkuar si pasojë e rritjes së numrit të rasteve drastike me COVID-19.

Siç bën të ditur Bajgora, stafi i kësaj qendre edhe pse me kapacitete të kufizuara, po bën maksimumin që ta kryejë punën siç duhet, edhe pse 200 deri në 300 pacientë shënohen në ditë në këtë qendër.

“Qendra Emergjente që trajton rastet emergjente është e stërngarkuar. Numri i rasteve është rritur në mënyrë drastike dhe kemi 200-230 raste në ditë. Së paku me 30-35 janë pacientë me COVID-19”, ka thënë Bajgora, njofton KK.

“Nëse dikush është i atakuar janë mjekët dhe teknikët e Qendrës Emergjente që punojnë në vrull të madh. Mundësitë dhe kapacitet e Qendrës Emergjente janë shumë të vogla. Maskat dhe gjërat tjera i kemi të numëruar, jo aq sa na duhen. Këtu vinë raste të pakonfirmuara”.

Bajgora ka theksuar se 38 punëtorë shëndetësorë të kësaj qendre janë të infektuar me koronavirus.

“Jemi më të rrezikuar. Kemi mungesë të mjekëve. Situata po del nga kontrolli”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *