Çaste poetike me poeten;-Ermentila GUCI

Për pak çaste…
———————–
Për pak çaste
u ndjeva ujë
tokë,
diell,
pemë,
E gjelbër…
Për pak çaste nuk ndjeva zhgënjim
trishtim,
U zhyta në harrim…
Për pak çaste ecja pa’ menduar
doja t’isha thjeshtë ndjenjë,
që qëndron në ajër ,përhapet në lum
e këndon një zog.
/QendraPress/