AAK zyrtarizon Besnik Krasniqin si kandidat për kryetar të Prizrenit

              Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zyrtarizuar kandidaturën e Besnik Krasniqit për kryetar të Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale  Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili e ka cilësuar Krasniqin si një profesionist me përvojë të gjerë dhe të dëshmuar në sektorin publik dhe ndërkombëtar.

“Besniku është një profesionist i dëshmuar me përvojë të gjerë në sektorin publik dhe atë ndërkombëtar, i cili ka ndërtuar karrierën e tij mbi parimet e përgjegjësisë, transparencës dhe shërbimit ndaj qytetarëve”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka theksuar se Prizreni ka nevojë për një udhëheqje të re, me vizion dhe përgjegjësi, duke shtuar se Krasniqi përfaqëson një zgjidhje të denjë për qytetarët e këtij qyteti.

“Prizreni meriton një epokë të re zhvillimi, përmes projekteve strategjike në sferën ekonomike, kulturore dhe në fuqizimin e trashëgimisë e ngjarjeve artistike që i japin identitet këtij qyteti”, ka thënë Haradinaj. Ai ka shprehur besimin e tij në vizionin e Krasniqit dhe përkushtimin e kandidatëve të AAK-së për Kuvendin Komunal