Çaste poetike me poeten;-Era ERA

E kam dashtë dikur nje djalë:
Sikur dielli përmbi mal.
Si pranvera me gjelbërim
Ma gëzonte shpirtin tim.
Por tash prej meje aj është largua
E ka harrue krejt synin tim.
E harrove je largu lamtumirë pa ma thënë..
Se vetmi me ke lan mu sa pa fat qe paskam qenë.
A te kujtohet njajo pranvere te shtegu i lumit
Kur mu betove!
Kur ma dhe fjalën kur ma dhe besën..
Sa shpejt mor djalë ti me harrove.
Po qan bylbyli u tha krejt pylli
U shteru kroi nuk ndrrin ma ylli.
Vet me the se shumë te du..
Vet me the se srri pa mu
Ku e ke besën qe ti ma dhe
E ku ti gjej tash dy sytë e shkru
/QendraPress/