Çaste poetike me poetin;-Rexhep F.MORINA

NËPËR DEKADA KALOVA
——————————————-
Jam bir i popullit tim,të lashtë sa kjo tokë,
Në fëmijëri nëna më këndonte me zë e lot.
E babai tregonte për gjyshin histori e fjalë,
Si luftoi kundër egërsirave, dimrit në mal.
Shtatin kam hedhur, lis me rrënjë të thella,
Me vëllezër e motra, jo si bisha në shpella.
Jam rritur me këngët kreshnike të lahutës,
Me traditën e guximit, që i thotë ikë tutës.
Përtej territ më falej drita e bardhë si plisi,
Ta njoh trungun tonë, e ku i ka rrënjët fisi.
Të jemi pranë në stuhi, përkrah njëri tjetrit,
Ishte zakon i bartur brezave, nga të vjetrit.
Kjo frymë bujare, më jepte forcë e kurajë,
Në furtunat e kohës, për rreze kish uzdajë.
Më mbajti të patundur fort, rrap shekullor,
Nëpër dekada kalova, sikur tanët arbëror.
/QendraPress/