Çaste poetike me poeten;-Mimoza Panahori XHINDI

Thelbi i njeriut
————————————-
Askush nuk është i përsosur..
Prandaj s’ka njerëz të gjallë në muze
Sepse perfeksioni është i ngrirë
E njeriu – lë një gjurmë që ecën..
Thelbi i tij nuk është të mos bjerë
Por të ngrihet, të reagojë
Të reflektojë mbi plagët e veta
Të revoltohet kundër vetmisë dhe heshtjes.
Edhe fabulat më të bukura që kemi thurur
Nuk u ndërtuan mbi përsosmëri
Por mbi veprimin e lënë pezull
Mbi etjen për të kuptuar e për të ndryshuar.
Thelbi i njeriut s’është pasja në pasuri
Është lodhja, përpjekja, për të jetuar
Siç thelbi i jetës s’është përjetësia
Por trashëgimia që lëmë pas,plot krenari
Është mirësia dhe përmirësimi që i dhurojmë botës
Prandaj mos kërko të jesh i përkryer
Por i gjallë plot ambicje dhe shpres për jetën
Mos ëndërro të vësh pasuri
Por të guxosh të fillosh të jetosh sërish.
M.Xhindi
/QendraPress/