Çaste poetike me poeten;-Liljana NDONI

ZEMËR E BLLOKUAR
—————————————–
E mbyllur brenda heshtjes së zemrës tënde të vetëdijshme,
Jam e bllokuar ,e ti nuk e ndjen më muzikën tënde të preferuar,
Qëllimet e arratisura mbetën në ajër si parfumet e ndjeshme,
Dhe e pamundur për prezencën por ,dhe atë, për ta injoruar .
Zemra jote e ngushtë, një peshë në gjoks, që rëndon shpirtin.
Një dhimbje e lashtë e të qënit atje ,zemrës që tkurr dëshpërim,
Si një det i stuhishëm në sytë që rrit ankthin dhe pasigurinë,
E në një qiell të errët që të përplas furishëm shiun me rrëmbim,
Dhe gjithçkaje, në ty që të ka përvëluar zemrën e ta ngushtoj,
E nuk e ndjen brenda zemrën e plagosur ,që si ty e për ty luftoj,
Reziston shtrëngatës dhe thatësirës që brenda një pikë uji të kaloj,
Dhe zjarrin që djeg me venat e bllokuara zemrës tënde ta shuajë e mjekojë.
/QendraPress/