Fryma poetike e së dielës me poeten;-Brunilda MUSAI

Do jem poezia jote

———————–

Mes rreshtash e vargjesh qëndisen mendimet

Do jetoj me ty si një poezi..

Si shkarpat ne pyll renditen kujtimet

Dhe e di do mbetem gjithmonë aty.

Një muzë një lot. mbase dhe një ëndërr

Do mbetem sirenë deti ne lotin tend .

Do e tremb qerpikun mëngjeseve ethshëm.

Imagjinata jote drejt meje rend.

Në çdo varg tëndin bëhem epitet.

Metafore per ty sa një oqean.

Nga sytë e tua pikon lot I nxehte.

Malli përvëluar bashkë me zemrën qan.

Ne rreshtat e tua udhëtoj çdo ditë,

E në shpirtin tënd gdhendur gur smeraldi

Mbase dhe pritja, do të errësojë sytë

Vallë! do humbë shkëlqimin ai gur diamanti.

/QendraPress/