Fryma poetike e së dielës me poetin;-Llesh GJOKA

EKUILIBËR

—————————-

Me furça bojëdeti ngjyroset vera.

Zhurmërima e njerëzve atje,

Është uverturë lajmëtare e një stine të dehur.

Brigjet ndjejnë lulëzimin nga ngjyrat që lëvizin.

Ah, dielli më i bukur, vjen e mpikset

Në ninëzat e syve të fëmijëve.

Delta planet zbresin nga ajri i argjentë,

Si shpendë të butë, paqësorë,

Mbi rrafshin me rërë të nxehtë.

Motoskafët shkasin si era,

Duke vizuar me shkumë të bardhë,

Atë që është e jona dhe vetëm e detit.

Këtu, gjithçka lundron në ekuilibër.

Në pajtim të plotë për do kohë janë,

Toka, qielli, njerëzit…

/QendraPress/