Fryma poetike e së dielës me poeten;- Selvete Dervishi-NIMANI

Udhëtim i Heshtur

———————————

Në heshtje ecim rrugëve të jetës,

Me ëndrra në shpinë, si peshë e lehtë,

Herë nën hije, herë nën dritë,

Kërkojmë kuptim në çdo hap të fshehtë.

Koha na prek me dorën e saj,

Na rrit, na lodh, por s’na ndal,

Çdo plagë bëhet një mësim,

Çdo humbje një hap drejt një fitim.

Në sytë e njerëzve lexojmë shpresë,

Në fjalë të thjeshta fshehim stinë,

Jeta s’është vijë, por një pikturë,

Që ndryshon ngjyrë në çdo mëngjes.

E në fund, kur nata zbret pa zë,

E kuptojmë: s’ka fund për bukurinë,

Por çasti kur zemra dridhet më,

Në një hap të vogël me peshë hyjninë.

/QendraPress/