Çaste poetike me poeten;-Alma JAKU

Puthja e pa ndodhur

—————————

Kjo puthje e pangjashme me të tjerat,

Të bën të harrosh të puthurën e parë;

E ndjej në buzë pa u afruar si verat

Djegjen fluide të kohëve që s’janë.

Me sy të mbyllur, purpur në fytyrë,

Në ajër ndjej gojën që mban erë kafé,

Pëshpërimën në vesh: Jam i yti e dashur

Flakën që e ndez perëndia Promethè.

As si poete këtë zjarr s’e përshkruaj,

Veç di fluturat me japin krahë kët’ çast,

Gezim më jep pritja për dashurinë që vuaj,

Kaq të embël vuajtjen e dua me kast!

Siç pret pranvera të çelin qershitë,

Dhe frutin e ëmbël ta shoh në gem

Aq fort e dua , më mallkofshin yjtë,

Nëse tjetër puthje më hyjnore mund të gjej!

/QendraPress/