Çaste poetike me poeten;- Afërdita Bashota-PODVORICA

PENDIM I GABUAR
————————————
Çfarë pret më nga kjo botë
Kur fajtori fle rehat
E i mashtruari rri zgjuar
Dhe kërkon fajin në shtrat
Kur ai që hëngri besën
S’mban as brengë në sy
Po ti që i besove vërtet
Të duket toka turp për ty
Ti kërkon ku gabove
Ndonëse ishe i drejtë
Ai vazhdon me të tijat
I larë, si me shi të lehtë
Kjo botë është e çuditshme
E bën të ndershmin fajtor
Ia jep pendimin të ndriturit
Dhe shfajëson mashtruesin pa zor
Por mos u mërzit, o mik
Ka diçka që ata s’e kanë
Ti ke një zemër që dhemb
Që nuk hakmerr por falë
/QendraPress/