Çaste poetike me poeten;-Mimoza Panahori XHINDI

Jeta ndryshon
———————————–
Mos thuaj se jeta nuk të ndryshon
Se je gjithmonë i njëjti njeri
Se zemra nga stuhitë , filloi të dridhet
Kur plagët e saj,s’di askush t’i shërojë.
Dhimbjet të ndryshojnë pa zhurmë
Si erë që të lënë pa frymë
Gjërat e këqija të braktisin
Ato mbeten hije në shpirt.
Koha dhe njerëzit ndryshojnë
Si stinët që kurrë s’janë të njëjta
Njeriu i zemrës tē largohet pa kthim
I cili të dhuronte në shpirt vetëm dritë.
Dhe jeta ime ndryshoi
Si lumi që kurrë s’ka të njëjtën rrjedhë
Çdo ditë mbart në shpirt një fytyrë të re
Një mësim të heshtur, një kujtim të ri.
Një gjë është e sigurt,nē këtë jetë
Sot nuk je si dje,ndaj shiko para ..
Se nesër nuk do të jesh si sot.
Ky është misteri i kësaj jete
Që jeta, gjithmonë,
na mëson të rritemi.
/QendraPress/