Çaste poetike me poetin;-Zymber H. HALITI

KUR THYHEN ËNDRRAT
———————————–
Nata pak e freskët me terrin e zi
shtrinë petkun e saj kudo n’qetësi
e hëna herë-herë fshihet nën retë
veç lehjes qenve ,heshtja troket
Sa shpresa u thyen me ditën që iku
sa ëndrra do thurën sonte n’qetësi
s’di pse m’kujtohen fjalët e një miku
na shkoi jeta mik ,në pritje e varfëri
Kjo natë është e njëjtë për çdo njeri
por e nesërmja ndryshon fatin tonë
dikush shkon n’punë tjetri në shtëpi
dikush pa bukë,dikush sofrën shtron
Ditën vërehen ca fytyra të ndryshme
disa të buzëqeshur ecin, disa me lot
para aeroportit …biseda t’frikshme !
t’vetmin djalë për Zvicër përcjella sot
E ëndrrat thyhen me lotët e një nëne
qante me lot,sepse një natë më parë
fëmijët e saj pa ngrënë i kishte lënë
sot priste në radhë bukë për të marrë
Shekulli i Migjenit a nuk mbaroi…!?
pse këto pamje po “luhen” dhe sot
dikush dha jetën që dielli të ndriçoi
ç’po ndodh me ty atdhe s’ kuptoj dot.
/QendraPress/