Driton Selmanaj, zyrtarisht nominohet kandidatë për kryetar komune nga LDK-ja

Mbrëmë në hapësirat e kompleksit të LSHP-së në Prizren, LDK-ja e ka zyrtarizuar kandidatin Driton Selmanaj për kryetar të komunës së Prizrenit. Kryetari i LDK Lumir Abduxhiku me këtë rast ka theksuar se po e zyrtarizojmë kandidatin tonë për zgjedhjet e ardhshme lokale, Driton Selmanajn. Dritoni vjen në këtë garë me përgatitje profesionale dhe me gatishmëri të plotë për të hapur një faqe të re në Prizren. Një faqe ku përparësitë nuk janë ndarjet partiake, por nevojat e qytetarëve. Ku prioritet nuk është retorika, por zhvillimi – i vërtetë, i matur, i planifikuar. Sepse qyteti ka nevojë për të rindërtuar besimin me qytetarët. Ka nevojë për shërbime publike më të mira, për infrastrukturë moderne, për investime në arsim, në kulturë, në turizëm, në teknologji. Ka nevojë për planifikim urban që mbron trashëgiminë, por hap rrugë për të ardhmen. Ka nevojë për investime në rininë e këtij qyteti – për të cilën LDK ka një plan të qartë: të ofrojë mundësi, të ndërtojë institucione, të hapë vende pune, të krijojë hapësira kulturore. Dhe në këtë betejë, Driton Selmanaj është i gatshëm. Ai e kupton që Prizreni, nuk është një qytet që kërkon spektakël – por një qytet që kërkon përkushtim. Dhe këtë ai është gati ta japë. Na priftë e mbara ka thanë Abdixhiku . Derisa kandidati për kryetar i LDk-së tani i nominuar edhe zyrtarisht ka falënderuar për besimin dhënë.