Çaste poetike me poeten;- Elmije AJAZI

Dashuri në rrjedhën e Bunës Bunë,

o lumë që flet me mall,

Si krah i butë që më përqafon,

Në gjoksin tënd shpirti më ndal,

Si zog që gjen strehë në

folenë e vet /tonë.

Mos u trazo, as në furtunë,

Mos ngri valët,

mos u zemëro,

Se pranë teje,

unë kam folenë,

Si një dashuri që s’ka

mbarim e fillim ti shko.

Bunë, i bukuri Bunë, më trego,

 A i ke ndjerë pëshpërimat e mia të sinqerta?

A i ke parë sytë që të kërkojnë,

Që s’pranojnë hije as gënjeshtra të errëta?

Mos lejo në krahët e tu të ftohtin,

As të rrenës hije të rëndë,

Se aty ku rrjedh ti,

 jam dhe unë,

Si një ëndërr që gjithmonë

endet në tënden këngë.

Regensburg, më 28 mars 2025

/QendraPress/