Fshati Zojz i Prizrenit ende kujton kuvendin e Lisave të Zojzit dhe besën e dhënë

Fshati Zojz aktualisht ka 140 shtëpi me reth 1200 banorë. Në luftë kishte të angazhuar 22 pjesëtarë të UÇK-së,Ka pasur edhe 20 tjerë të angazhuar në mbrojte të civilëve dhe mbi 100 kurbetçarë nga ky fshat kanë ndihmuar me mjete materiale .Shkolla tani ka numrin 200 nxënës .Kurse ky fshat dallohet për faktin e Lisave të Zojzit, që kanë një histori si vendtubim kundër robërisë. Tregon Durak Thaçi.
Fshati Zojz i Përdrinisë ,ishte vendi i Lisave të Zojzit, që në histori njihet për faktin e tubimit të njohur të burrave atdhetar të gjithë etnisë kombëtare, Aty morën pjesë burra të fjalës nga Kosova e Shqipëria nga Mati e Gruda nga Malësia e nga Presheva e Bujanovci Nga Shkodra e nga Vlora. Rrustë Kabashi në kryengritjen antiosmane 1884-1885.Më 1 mars 1885, u ndërmor një sulm i kombinuar me lumjanët mbi Prizren. Qyteti u sulmua nga jugu, veriu e perëndimi. U goditën edhe muret dhe çatitë e shtëpive por, afër mbrëmjes, zjarri i armëve nisi të pakësohej dhe topat heshtën. Qëllimi i kryengritësve për të pushtuar Prizrenin nuk u arrit nga moskoordinimi i sulmeve dhe nga mungesa e armatimit. Ata u tërhoqën nëpër kodrinat rreth Prizrenit dhe nuk ndërmorën sulme të tjera. Po ashtu, edhe ushtria osmane përforcoi pikat nga mund të hyhej në qytet, por nuk kundërsulmoi. Gjendja mbeti e tillë deri më 5 mars, kur, për të qetësuar situatën dhe për të ndërmjetësuar, qeveritarët e sanxhakut sollën nga Gjakova një shpurë krerësh të prirë nga Riza bej Kryeziu, kajmekam i atjeshëm dhe fistar i Rrustë Kabashit. Në atë shpurë bënte pjesë edhe Sulejman Vokshi. Kështu mbaroi faza e parë e kryengritjes antiosmane të viteve 1884-1885, ku – siç u tha më sipër – një rol të rëndësishëm drejtues dhe komandues pat luajtur Rrustë Kabashi -, i cili do të shquhej edhe më vonë, në lëvizjet për liri e pavarësi kombëtare. Proceset gjyqësore kundër Vehbi Ymerit, Shaqir e Ali Zhurit: “Si shkuam në Zojz, banditët na dhanë ultimatum se do të prisnin deri në orën gjashtë të ditës së nesërme për sigurimin e bazave në qytet, pastaj do të hynin pa pyetur kënd”; “Ne shkuam në Poslisht, fjetëm një natë atje, këshilluam krerët e Lumës që të mos vinin në qytet, por ata nuk u bindën, sepse ishin njoftuar se edhe popullsia e kazave të tjera do të hynte atje…”.Për të kundërshtuar vendosjen e linjës telegrafike, krerët e Shtiqnit, me nismën e kryeplakut, Ymer Sula, pjesëmarrës në tubimin e Lisat të Zojzit, organizuan një kuvend, i cili u shpreh kundër regjistrimit të popullsisë, sidomos të femrave, e kundër çarmatimit. Si kuvendarë njihen Bajram Gjuta, Berë Lami, Jonuz Hajdari (i moçmi), Jonuz Hasani, Asllan Liman Muja, Sulë Shahini, Jahë Mata, Dullë Mehmeti, Sulë Voka, Shemsi Bera etj. Kuvendarët lidhën besën për t’iu përgjigjur edhe me armë çdo përpjekjeje të pushtetit për t’iu imponuar reformat. Atij kuvendi i bën jehonë një këngë popullore e shënuar që në vitet 50 të shek. të kaluar:” Mirëpo Durak Thaçi kryetar I këtij fshtai tregonse keto këngë u barten ndër breza deh banorët e këtyshëm u ndien përhere krenar.për këtë histori Zojzi, ende të thuash se banorët e këtij fshati janë kryesisht banorë të ardhur por, me një rrënjë të hershme nga këtu. Ata ndihen krenar se i përkasin këtij fshati që ka një histori të lavdishme kombëtarë. Durak Thaçi shpjegon faktin se tani fshati ka 140 familje,me rreth 1200 banorë. Nga se cila familje tha se ka shumica që punojnë jashtë Kosove. Ai duke folur për “Kosova sot” kishte një brengë që dëshironte ta ndante edhe me lexuesit ajo ishte rënia e numrit të nxënësve në shkollën e këtij fshati. Ai shpjegon faktin se tashmë Zojzi pos historisë së lashtë për “Lisat e Zojzit” frymon me hallin e madh se po zvoglohet numri i nxënësve .Ngase kjo shkollë shtatë vite më parë kishtë 240 nxënës e tani kjo shkollë ka rënë vetëm në 200 nxënës. Siç shprehet Agron Hoxha , lidhur me rasti e historisë së këtij fshati se ” Kuvendi vendosi që pa marrë një përgjigje, përfaqësuesit nuk do të shpërndaheshin, do të qëndronin në Zojz e rrethina (Përdinasit) dhe në Poslisht (lumjanët).Mbledhja e krerëve të popullsisë së sanxhakut (Lumës,Podrimës, qytetit të Prizrenit etj. në kuvendin e Lisat të Zojzit dhe vendimet që u morën aty tronditën pushtëtarët vendor dhe Portën e Lartë. Pushtetarët e Prizrenit, sapo u njoftuan për besën e lidhur te Lisi i Zojzit, sidomos për vendimin për të hyrë në qytet të armatosur dhe për të imponuar kërkesat e tyre, krahas masave të tjera, dërguan edhe dy delegacione, njëri në Zojz, ku qenë tubuar Pëdrimasit, dhe tjetrin në Poslisht, ku kishin zbritur lumjanët, që t`i bindnin kryengritësit të hiqnin dorë nga planet e tyre dhe të shpërndaheshin. Durak Thaçi tregon se ky fshat vazhdon të ruajë traditën e lashtë të dasmave, kurse ai përqendrohet për “Kosova sot” edhe për faktin se banorët e këtushëm vazhdojë të besojnë në festa pagane sepse ende e shënojë si Shëngjergjin e ShënvMitrit dhe shumë festa pagane. Po ashtu edhe në luftën fundit të UÇK-së fshati Zojz ka qenë mjaft I mobilizuar për të ndihmuar këtë luftë. tregon për “Kosova sot” kryetari Durak Thaçi. Ai potencon se ishin 2o ushtarë të uniformuar në luftë nën emblemën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë luftë nga fshati Zojz kanë qenë më shumë se 20 ushtarë të radhitur në Radhët e UCK-së, ku iu priu aktivisti I palodhur I çështjes kombëtare Hysen Azem Destani I njohur me nofkën “Mixha”. Po ashtu në fshat ranë heroikisht edhe martirët ; Hamit Thaçi, Fadil Shala dhe Shaqir Bytyçi, duke i mbrojtur shtepitë e tyre, këta u vranë dhe u keqtrajtuan pabesisht nga serbët e fshatit.. Zojzi njihet edhe për bujari dhe bukëdhëne e po kështu edhe për fjalën e mbajtur, Besa e dhënë e komandant”Mixha” akoma kujtohet me respekt të madh.
Q.THAÇI