Çaste poetike me poetin ;-Gëzim AJGERAJ

NËN HIJEN E KOHËLIGËS

———————————————

Tapë na u bë mendimi tapë koha

Zallahi mbi mote zallahi, mendimi i kredhur

Dhe një far e ligë na i ra në qaf kokave e u qartë epoka

një tufë kokardash të krisura na i ra në qaf njerëzimit

në mos kokat e epokave të koronta filli i eksperimentit

raca njerëzore mizë e eksperimenteve

biokimisë si duhen më labore, shkencë e të krisurve

me barut e uran i kryejnë eksperimentet të mdhejt

ec e duro o njeri, dëgjoi broçkullat, urdhëratë, të krisurit

në aq ul kurrizin, në aq ngrihu vertikales, bëhu bir i satëme

në daç jeto njeri në daç servil, dilemë kjo

në daç pi gjak në damarin tënd dhe kthehu në gjenezë

ehhh, ç`kohë e pa kohë, ec e rri urtë hijes së saj

e thuaju të krisurve, ju lumtë, ose jeto si njeri,

dilemë!

Qershor, 2025

/QendraPress/