Çaste poetike me poeten;-Brunilda MUSAI

Do jem poezia jote
——————————
Mes rreshtash e vargjesh qëndisen mendimet
Do jetoj me ty si një poezi..
Si shkarpat ne pyll renditen kujtimet
Dhe e di do mbetem gjithmonë aty.
Një muzë një lot .mbase dhe një ëndërr.
Do mbetem sirenë deti ne lotin tënd .
Do e tremb qerpikun mëngjeseve ethshëm.
Imagjinata jote drejt meje rend.
Në çdo varg tëndin bëhem epitet.
Metafore për ty sa një oqean.
Nga sytë e tua pikon lot I nxehte.
Malli përvëluar bashkë me zemrën qan.
Ne rreshtat e tua udhëtoj çdo ditë,
E në shpirtin tënd gdhendur gur smeraldi
Mbase dhe pritja, do të errësojë sytë
Vallë! do humbë shkëlqimin ai gur diamanti.
/QendraPress/