Çaste poetike me poeten;-Lindita Kurti MEMA

Përgjigja e hënës.
————————————
Jetën të vlerësoja,ashtu siç duhej
më duhej nga afër vdekjen të shihja
copëzat e së djeshmes plot dhimbje të mblidhja,
me hënën netëve, lotuar tek flisja.
Në botën e tij i thosha, dua të hyj
që dielli në shpirt ti depërtoj
po hëna më dha, të zezën përgjigje
shpirt-dëshira ime, mes misteresh agoi!
Përgjigja e saj, ishte e natyrshme,e thjeshtë
sa e kuptojnë gjithë yjet dhe gjallesat në tokë
te jetosh me një grua, nëse do ishte e lehtë,
përjetësisht do ish lidhur dhe i madhi Zot.
/QendraPress/